MENU
klinika

Rreziqet

Dhimbje shpine? Mësoni nëse keni nevojë për test imazherik!

13.02.2019 - 15:45

Rrezet –X , skanimet CT dhe rezonanca magnetike MRI quhen teste të imazhit, sepse ato marrin fotografi ose imazhe të brendësisë së trupit.

Ju mund të mendoni se keni nevojë për një nga këto teste për të zbuluar se çfarë po shkakton dhimbjen e shpinës.

Por këto teste zakonisht nuk ndihmojnë. Ja pse:

Testet nuk do t’ju ndihmojnë të ndjeheni më mirë.

Shumica e njerëzve me dhimbje të shpinës, ndjehen më mirë në rreth një muaj, pavarësisht nëse kanë bërë një test të imazhit.

Njerëzit të cilët bëjnë një test imazherik për dhimbjen e shpinës nuk përmirësohen më shpejt pasi e bëjnë atë . Dhe nganjëherë ata ndjehen më keq se njerëzit që morën ilaçe kundër dhimbjes dhe ndoqën hapa të thjeshtë, si psh ecja, për të ndihmuar dhimbjen e tyre.

Testet imazherike mund të çojnë në kirurgji dhe trajtime të tjera që ju nuk keni nevojë. Në një studim të kohëve të fundit , njerëzit që bënin një MRI , kishte më shumë të ngjarë të kryenin ndërhyrje kirurgjikale se sa njerëzit që nuk e benin rezonancën. Por operacioni nuk i ndihmonte ata të përmirësoheshin më shpejt.

Testet imazhierike kanë rreziqe.

Rrezet –X dhe skanimet CT përdorin rrezatimin. Rrezatimi ka efekte të dëmshme që mund të shtohen. Është mirë të shmangni rrezatimin kur mundeni.

Testet e imazhit janë të shtrenjta.

Testet e imazhit mund të kushtojnë qindra lekë në varësi të testit dhe vendit ku do e bëni atë.

Dhe nëse testet çojnë në kirurgji, shpenzimet mund të jenë shumë më të larta.

Kur testet imazherike janë një ide e mirë?

Në disa raste mund t’ju nevojitet një test i imazhit menjëherë. Bisedoni me mjekun nëse keni dhimbje shpine me ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

-Humbja e peshës që nuk mund ta shpjegoni;

-Ethet;

-Humbja e kontrollit të zorrës ose fshikëzës;

-Humbja e ndjenjës ose fuqisë në këmbë;

Probleme me reflekset;

-Një histori e kancerit;

Këto simptoma mund të jenë shenja të dëmtimit të nervit , të një problemi serioz ose infeksioni në shpinë.

Nëse nuk keni ndonjë nga këto simptoma, ne rekomandojmë të prisni disa javë përpara se të bëni një test imazherik.