Menu

Deklarata

Dhunimi i mjekut/ Manastirliu: Akt barbar, të klasifikohet si vepër penale

11.02.2019 - 10:53

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas rastit të dhunimit të mjekut të Urgjencës së Infektivit G.S.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Ndërsa e quan një akt barbar, Manastirliu kërkon që kanosja për shkak të detyrës ndaj mjekëve, të klasifikohet si vepër penale.

“Eshtë barbari të sulmosh një profesionist të shëndetit, për më tepër në kushtet kur është duke ofruar me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për qytetarët.
Sulme të tilla ndaj mjekëve, infermierëve, apo cilitdo që me vetëmohim dhe sakrificë, punon përditë, në shërbim të shëndetit të qytetarëve, meritojnë ndëshkimin maksimal që lejon ligji.
Inkurajoj organet e drejtësisë të hetojnë me prioritet maksimal këtë ngjarje të ndodhur brenda mjediseve të një spitali dhe të procedojnë duke dhënë një ndëshkim shembullor për agresorët, që duke vënë dorë mbi një mjek, shkelin jo vetëm ligjin, por edhe çdo normë morali dhe etike, si dhe çdo kod sjelljeje.

Ogerta Manastirliu
Ogerta Manastirliu

Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale.
Do të nisin një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet. Patjetër që do të dëgjohet zëri i profesionistëve. Por unë besoj se kjo nismë është e rëndësishme për të garantuar respektimin e dinjitetit të mjekëve, siç ata e meritojnë”,- thotë Manastirliu.