MENU
klinika

Prokuroria e Posaçme

Dita e fundit e aplikimeve/ Një tjetër kandidaturë për SPAK

21.02.2019 - 16:58

Në ditën e fundit të aplikimit për tu bërë pjesë e ‘Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar’ listës të aplikuesve i shtohet një tjetër prokuror.

Mes 23 prokurorëve që kishin aplikuar deri dje i është shtuar sot edhe emri i Anita Jellës, Prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Durrës, duke e çuar kështu në 24 numrin e prokurorëve që aplikojnë për 15 vende në SPAK. Ndërkohë, po dje kësaj liste iu bashkua edhe drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila prej pak kohësh arriti të konfirmohet në detyrë, duke kaluar me sukses vettingun.

 

Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë duke  i kryer funksionet e saj në mënyrë të pavarur

Lista e prokurorëve që kanë aplikuar:

1.Klodjan Braho Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

2. Besnik Muci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

3. Anton Martini Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

4. Edvin Kondili Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.

5. Ened Nakuci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

6. Eugen Beci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

7. Doloreza Musabelliu Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

8. Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

9. Vladimir Mara Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

10. Dritan Prenci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

11. Shkelzen Cena Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Diber, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës.

12. Behar Dibra Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.

13. Besim Hajdarmataj Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

14. Dorina Bejko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

15. Vate Staka Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

16. Fatmir Hoxhaj Drejtor në Drejtorinë e Administrimit të Pronës Shtetërore, Ministrinë e Financave, 12 vite në sistemin e Prokurorisë

17. Altin Dumani Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

18. Enkeleda Osmani (Xhengo) Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës

19. Elida Kackini (Selami) Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

20. Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht drejtuese e kësaj Prokurorie.

21. Maksim Sota Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë

22. Donika Prela Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Aktualisht drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

23. Elisabeta Imeraj Prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

24. Anita Jella, Prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Durrës.