MENU
klinika

Deklarata

Djegia e mandateve/ Kocijancic: Ky vendim i opozitës dëmton…

25.02.2019 - 14:10

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic ka komentuar nga Brukseli edhe situatën politike në vendin tonë.

Gjatë fjalës së saj, ajo bëri thirrje që opozita dhe mazhoranca të përfshihen në negociata dhe dialog.

Gjithashtu Kocijancic bëri me dije se vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare.

“Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutoht dhe jo bojkotohet.

Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë në kundër vendime që qytet kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë.

Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës, në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët.

Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi”, deklaroi Kocijancic.