MENU
klinika

Detajet

Djegia e mandateve, Nishani dhe Basha takim ‘kokë më kokë’

19.02.2019 - 10:14

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani po zhvillon një takim me kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e kësaj partie.

Takimi vjen një ditë pas vendimit të PD-së për djegien e mandateve të deputetëve. Vendimi përfundimtar i mandateve jepet nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

Kujtojmë që PD vendosi dje unanimisht të djegë mandatet parlamentare. Ndërkohë në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të PD-së u morën edhe tre vendime të tjera.

I pari: Unanimisht votohet pro djegies së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim.
I dyti: Të mandatohet kryetari Basha të mbledhë këshillin kombëtar për marrjen e vendimit ërfundimtar
I treti: Të ngrihet një grup pune për teknikalitetet m enjerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Janë propozuar për grupin: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.

Vendmit të PD-së për djegien e mandateve iu bashkuan edhe partitë e tjera opozitare.

“Ne nuk jemi në një garë kundër njëri-tjetrit..."

OBSH: Pandemia do të përfundojë kur të vendosin njerëzit

SHBA dhuron pajisje për policinë kufitare të Shqipërisë

Bledi Çuçi: Shqipëria shumë herë më e sigurt se disa vite më parë

"Më bëri të qaj dy herë! Më dukej vetja sikur isha zhytur në një enë me helm!"

Ish-ministrja e Qeverisë Rama rrëfen përplasjen me Kryeministrin