MENU
klinika

Protesta e dhunshme

Doli në protestë, shkarkohet nënkryetarja e PDIU në Bashki

18.02.2019 - 20:22

Sot, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, është shkarkuar nga detyra për shkak të pjesëmarrjes së saj në protestën e dhunshme të organizuar nga opozita të shtunën.

Sipas burimeve të Bashkisë, veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhët e PDIU.

Mesiti dhe Hysa ishin ende në Bashki pas koalicionit në zgjedhjet e 2015. Shkarkimi i tyre ka ardhur që në orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i përgjigjet ironisë së Kryeministrit Rama për djegien e mandateve. Rama thotë se skuadrat që janë pas Juvend duhet të djegin fanellat, por Vasili i kujton se kur Juve u kam me manipulime, u bë shembull, gjë që s’ndodh me qeverinë e Ramës.