MENU
klinika

Premier League, Java 26

Dopietë e Pogba, United “futet” në Champions

09.02.2019 - 15:21

Manchester United nuk njeh humbje që kur në stol erdhi trajneri Solskasjer, teksa “Djajtë e Kuq” kanë arritur 9 fitore dhe 1 barazim mes kampionatit dhe kupës. Sot United ka fituar 3-0 në fushën e Fulham, duke kapur vendin e katërt në Premier League.

Paul Pogba ishte protagonist i ndeshjes. Në minutën e 14-të, mesfushori francez shënoi golin e parë. Ndërsa Martial 9 minuta më pas dyfishoi shifrat, duke e mbyllur fraksionin e parë 0-2.

Në pjesën e dytë, në minutën e 65-të është sërish Pogba që realizon, kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 74-t, Pogba zëvendësohet, për ta ruajtur edhe për ndeshjen e Champions League, të martën ndaj PSG-së.

Fulham ishte i pafuqishëm për të shënuar qoftë një gol nderi. Suksesi i sotëm e fut United në zonën Champions dhe nëse City mposh Chelsean nesër, atëherë vendi i katërt është objektiv i arritur dhe thjesht duhet mbrojtur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN