Mëngjesin e sotëm është bërë publik lajmi se drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa është shkarkuar nga detyra.
Shkarkimi është bërë dje me urdhër të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon. Emërimi i tij erdhi në 3 shtator të këtij viti, kur ministrja Etilda Gjonaj shkarkoi nga detyra Çukon, duke emëruar si drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve në vend të tij, Stefan Çipën, ish zv.ministër i Brendshëm.
Kujtojmë se më pas Çuko u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.
Nuk dihen arsyet e shkarkimit, por mësohet se zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë janë arrestuar sot nga Policia.