MENU
klinika

Detajet

Drogë nga Shqipëria, pranga dy personave në Greqi

15.02.2019 - 12:08

Policia greke në një tjetër operacion tenton të ndalojë dy automjete në Kostur.

I pari i është bindur urdhrit të policisë dhe u arrestuan dy shtetase greke 52 dhe 23-vjeç që shërbenin për të kontrolluar rrugën ku do kalonte mjeti i dytë.

Mjeti i dytë shton shpejtësinë dhe largohet, braktiset nga drejtuesi i cili futet në një pyll.

Mësohet se është arrrestuar edhe një shqiptari 32-vjeç. Në mjetin e tij sekuestrohen 4 çanta që përmbanin 16 pako me 81 kg 660 gram marijuanë.

Në shtëpinë e 52-vjeçares greke u sekuestruan 125 gram marijuanë dhe 69 euro. Nga hetimi rezulton se shqiptari kishte hyrë në Greqi në menyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër.

Atij i sekuestrohen 300 euro dhe 4 celularë me 6 karta SIM.