MENU
klinika

Ndryshimi i sistemit zgjedhor

Duka del kundër Bashës/ Nuk bëhet pjesë e platformës së bashkëpunimit

13.02.2019 - 16:52

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, ndryshe nga aleatët e tjerë rreshtohet kundër platformës së bashkëpunimit të propozuar nga Partia Demokratike.

Duka thotë se para se të firmosë, në platformë duhet përcaktuar qartë ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe objektivat për bujqësinë, nesër në qeveri. Duket se kjo platformë që përpiqet të konsolidojë bashkëpunimin ka dhënë një efekt të kundërt, duke sjellë krisjen e parë në kampin opozitar, që po përgatitet për protesta.

Partia Agrare Ambjentaliste e refuzon Pltaformën e Bashkëpunimit që Partia Demokratike e propozoi për aleatët e saj.

Duka, tha se Lulzim Basha, më herët duhet të plotësojë dy kërkesa thelbësore.

duka-agron-konica.al

“Një nga pikat që ne na ndan dhe e kemi theksuar gjatë gjithë kohës është kodi zgjedhor, reforma zgjedhore, gjë e cila preket shumë shkarazi në platformën e Bashës.E dyta, duam që në një nga pikat e reformës të jetë e theksuar zhvillimi i bujqësisë në të ardhmen.

Nëqoftëse Partia Demokratike heziton në plotësimin e dy kërkesave, Partia Agrare do të dalë zyrtarisht jashtë koalicionit të opozitës.”

Sipas Dukës, kjo nuk do të thotë që kjo forcë politike do bashkëpunojë me mazhorancën.

“Absolutisht jemi jashtë koalicionit por gjithmonë jemi në opozitë me mazhorancën sepse edhe nga mazhoranca jemi të pakënaqur me mënyrën sesi e shikon zhvillimin e bujqësisë. Mendojmë se bujqësia dhe blegtoria nuk shihet si prioritet por shihet si një sektor anësor.”

Përtej riciklimit në dukje të një kize brenda opozitës, Partia Agrare Ambjentaliste, mbështet dhe do të jetë pjesë e protestës së 16 shkurtit.

Platforma e bashkëpunimit e propozuar nga Partia Demokratike, u kërkon aleatëve që të dalin në një koalicion me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës