MENU
klinika

Detajet

Durrës/ Qytetarët do të monitorojnë ndotjen e ajrit

05.02.2019 - 13:08

Durrësi është një nga qytetet me një numër të lartë të të prekurve nga sëmundjet kardiovaskulare, ato të mushkërive dhe tumoret, po në asnjë rast shifrat e ndotjes mjedisore dhe ndikimi i tyre në shëndet nuk janë bërë publike nga autoritetet përgjegjëse.

Në fillim të viteve 2000, “Programi Mjedisor” i Kombeve të Bashkuara e renditi zonën e Spitallë-Porto Romanos, si një nga zonat më të nxehta mjedisore në rajon.

Në mungesë të transparencës mbi ndotjen mjedisore, të rinj dhe aktivistë të shoqërisë civile, të grupuar në shoqata mjedisore, kanë vendosur të monitorojnë cilësinë e ajrit, ndotjes akustike dhe gjelbërimit urban, për t’i ofruar publikut dhe bashkisë një realitet të matshëm mjedisor.

“Është hartuar një metodologji alternative e monitorimit të ajrit, me qëllim që të kemi sa më shumë të dhëna në lidhje me shëndetin mjedisor. Synimi është që gjendja të bëhet sa më transparente për publikun. Këto do t’u vijnë në ndihmë dhe kërkuesve shkencorë, akademikëve, OSHC-ve, nëpërmjet të cilave po ngrihen edhe kapacitetet dhe të ndikojmë në politikbërjen e bashkive, duke iu ofruar informacion të mbledhur në terren dhe duke iu sugjeruar politika për një ambient sa më të pastër në qytetet tona”, tha Rodion Gjoka, specialist mjedisor për tch.

Monitorimi do të kryhet në 3 zona të qytetit bregdetar, duke nisur nga qendra e qytetit, porti detar, zona pranë stadiumit dhe ish-Këneta. Ai do të përfshijë dhe ndotjet në ambientet shkollore, përfshirë dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, godinat e të cilit ndodhen fare pranë venddepozitimit të mbetjeve urbane të qytetit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin