MENU
klinika

Ekspozita e parë jashtë Kosovës

“Ditët e artistëve romë në telajo”

24.02.2019 - 08:40

Për herë të parë në arenën ndërkombëtare, çifti i artistëve nga Kosova, me anë të një ekspozite ku shtrihen në sytë e adhuruesve të pikturës, veprat me ngjyrat e komunitetit rom.

Kjo ekspozitë, zuri vend 14 Shkurtin e këtij viti në Milano, rajonin e Lombardisë.

Paraqitja e pikturave përkon dhe me 11-vjetorin e pavarësisë të Republikës së Kosovës, një arsye mjaft e fortë që të mbahej në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.
Bajram dhe Farije Mehmeti, me anë të talentit të tyre, dhe mundësisë për ta shitur bukurinë e derdhur në telajo, përtej kufijve të Kosovës, arritën të tregonin se si përmes tyre si artistë të rinj është e mundur të japin një shije për publikun pjesëmarrës të traditës së bukur dhe të pasur të harmonisë, tolerancës midis tyre kultura të ndryshme të pranishme në këtë komb të ri, nga pozita qendrore në Ballkan.

Në këtë mënyrë, kemi rrëfyer disi edhe qëllimin e këtij projekti, të promovimit dhe mbështetjes së artistëve të rinj.

Për dy artistët romë, në vizitën e parë të tyre jashtë Kosovës, zonja Pacolli kishte menduar diçka të veçantë: një workshop për të mësuar teknikat e stampimit të pikturave në mëndafsh.

Një eksperte italiane nga qyteti i Campiones, i mësoi për disa orë artistët kosovarë me këto teknika që rrisin mundësitë e komercializimit të veprave dhe talentit të tyre.
Zonja Maria Pacolli në mënyrë të heshtur, pa bujë, është përkushtuar në promovimin e artit kosovar në vitrina të rëndësishme të artit botëror si në Bienalen e Venecias, etj.

maria pacolli-konica.al

Ajo është angazhuar në shumë projekte humanitare si përshembull në prodhimin e punimeve artizanale nga gratë e Krushës, fshatit martir të Kosovës, etj, në brandimin e artit kosovar, gjetjen e financimeve për të, ofrimin e bursave të studimit për artistë kosovarë të moshave të ndryshme, etj, qoftë si drejtoreshë e fondacionit zviceran ‘Ibrahim Kodra’, qoftë në mënyrë private.

Secili prej artistëve pjesëmarrës, tregonte se ishin mjaft të lidhur ngushtë me traditat e territorit të Kosovës dhe kulturës së saj.

Përkatësisht, Bajrami dhe Farija i përkasin komunitetit rom në Kosovë dhe në këtë rrjedhë me anë të artit të tyre arrijnë të tregojnë zakonet, traditat dhe ngjyrat e komunitetit të tyre.
Një seri veprash që portretizojnë jetën e përditshme dhe portrete të grave rome që ruajnë traditën dhe kulturën e komunitetit, duke treguar ngjyrën e tyre, mënyrën e veshjes dhe jetës së tyre.
Bajrami dhe Farija, ushtrojnë një veprimtari mjaft aktive dhe të gjerë në Kosovë, ku kanë realizuar edhe ekspozita të shumta, organizuar me veprat e tyre.

Madje një pikturë e Bajramit iu dhuruar edhe Atit të Shenjtë në Vatikan.

Ekspozita është pasuruar edhe me rroba të bëra nga dy stilistë të rinj kosovarë: Etnik Shala, i cili në koleksionin e tij “Frame”, ka kombinuar stilin modern dhe traditën në saj të imazheve të veshjeve nga Muzeu Marubi, dhe linjës “Besa” nga Besa Neziri Rugova, me bazën e saj në Nju Jork, e cila frymëzohet nga gratë e reja të fuqishme të Kosovës.

Një vlerë tjetër e shtuar për shfaqjen janë fotografitë e veshjeve tradicionale që vijnë nga arkiva e Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe nga vizatimet e bëra nga nxënësit e Shkollës e artit “Adem Kastrati” nga Gjilani.

Në inagurim morën pjesë autoritetet e Bashkisë së Milanos, të rajonit të Lombardisë; Trupi Konsullor; përfaqësues të botës akademike; ndjekës të artit dhe përfaqësues të ndryshëm nga Shoqatat kosovare në Itali dhe disa OJQ.

Realizimi i këtij projekti vinte falë mbështetjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe si rrjedhë e bashkëpunimit me Muzeun Kombëtar të Kosovës; Shkolla e Artit “Adem Kastrati” në Gjilan; Bukurije Gjonbalaj, koordinatore nga Kosova, e cili gjithmonë ka mbështetur aktivitetet e lidhura me artin dhe modën; Rossella Bezzeçhi, koordinatore e këtij projekti për pjesën italiane; Liburneta Xhemajli Pacolli, e cila me mirësi ka prezantuar një veshje tradicionale kosovare; në fund të ftuarit e tij që vijnë nga Milano, Prishtinë, Tiranë, Lugano, Venecia, që janë të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme, dhe veçanërisht Ita Klinger, nga një familje e rëndësishme Lombarde, me ndjeshmëri të madhe ndaj artit dhe modës, e cila vjen nga historia e artistëve romë dhe goditur nga talenti i tyre i pabesueshëm, ka pasuruar koleksionin e saj artistik me disa nga veprat.

Për tu njohur më mirë me dy artistët Farija dhe Bajrami janë motër e vëlla.

Farija, lindi në Prishtinë në vitin 1978 dhe sipas rrëfimit të saj ka jetuar në fshatin Lepinë.
Koha kur ajo nisi të ushtronte talentin e saj, ishte përgjatë vitit 2001, ndërsa në ditët e sotme po çel dyert përtej Kosovës. Pasioni i saj u ngjiz teksa vëzhgonte të vëllain Bajramin teksa pikturonte skena të jetës rome.
Shumë portrete të grave rome, të para në imagjinatën e saj për herë të parë, por duke i kushtuar rëndësi asaj çfarë shihej nga çdokush, mënyra e tyre e gjallë e veshjes, për të ruajtur këtë traditë dhe kulturën e romëve.

Duke ndjekur të vëllanë, hapi kështu edhe ekspozitë e saj të parë në vitin 2011, në teatrin Oda në kuadër të Festivalit të Romëve.
Ekspozita e dytë, e para e pavarur, u realizua në Prishtinë në Shtator 2011, organizuar nga SURF.
Në këtë rrjedhë, ekspozita e tretë ishte në prill të vitit 2012 së bashku me të vëllanë në Galerinë Kombëtare të Arteve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, më 8 prill. Kjo ekspozitë u organizua nga Galeria Kombëtare e Arteve, Ambasada Amerikane dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ndërkohë, ndryshe nga Farija, rrugëtimi i Bajramit, duket të ketë qenë më i vështirë, pasi i është dashur të përballet me sfidat e para.
Bajrami u lind në Lipjan, aty ku e gjeti të pamundur të zhvillonte talentin e tij, zbulimin e të cilit e gjeti në bankat e shkollës, në vizatimet e para.

Në pamundësi për të ndjekur Akademinë e Arteve të Bukura, ai nisi shkollën si teknik bujqësor. Përplasja me problemet e atyre viteve, mbi të gjitha ekonomike, ishte e madhe, deri në vitin 2000 ku rrëfen se dëgjoi në radio se Zoran Zhivkoviq pranon studentë të rinj për shkollën e tij private të pikturës në Ugljare, një fshat serb në komunën fqinje. Në atë kohë, situata ishte ende shumë e tensionuar në Kosovë dhe nuk mund të lëvizje lirshëm, vetëm të shoqëruar nga ushtarët e KFOR-it.
Por, me anë të disa përpjekjeve, u arrit një takim me Zoranin ku dhe u vendos që Bajrami të zhvillonte dy herë në javë mësim me të.
Aty, mësoi dhe teknikat e para të pikturës, madje në vitin 2001, sëbashku edhe me studentët e tjerë u arrit një ekspozitë e përbashkët.
Një takim me shkrimtarin amerikan, Paul Polansky, e dërgoi drejt frymëzimit të pikturonte skena të jetës rome nga imagjinata dhe i shiti atij shumë në vitet 2001-2003.
Në vitin 2004, së bashku me Andreas Meier dhe Andreas Wormser, Polansky, organizoi për Bajramin një ekspozitë të parë jashtë vendit në Vjenë, Austri. Ekspozita e tij e dytë ishte në vitin 2005 në Prishtinë në ndërtesën e Parlamentit; u organizua nga Qendra e Dokumentimit të Romëve dhe Ashkalinjve.
Ekspozita e tretë u vendos në Bernë, Zvicër, në vitin 2006, së bashku me Musa Šačiri; u organizua nga Andreas Meier së bashku me një organizatë nga Zvicra.

Më shumë ekspozita u mbajtën në Ugljare në pikturën e Zoran Zhivkoviqit në vitin 2006 dhe në Qendrën Kulturore në Graçanicë edhe në vitin 2006, me rastin e festës serbe të Vidovdanit për përkujtimin e betejës së Kosovës të vitit 1389, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës së pikturë në Ugljare.

Në tetor të vitit 2009, në kuadër të projektit “Umetnost života”, u zhvillua një tjetër ekspozitë grupore së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në projekt, në dhomat e radios KIM në Çagllavicë.
Në mars 2011, sëbashku me Farijen, Bajrami ekspozoi pikturat në teatrin ODA në Prishtinë, me rastin e Festivalit të Filmit Rolling, një festival i filmave romë.
Ekspozita më e re ishte nga 5 deri më 15 prill 2012 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Prishtinë, së bashku të motrën.
Ajo u organizua nga Galeria Kombëtare e Arteve, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Në një artikull të Al Jazeera, medias së Katarit, rëndësi i kushtohet studios në të cilën punojnë, si dhe mundësitë financiare që sigurojnë përmes zhvillimit të këtij arti.

“Arti ynë është i frymëzuar nga mënyra rome e jetës, ajo që ne shohim rreth nesh, unë pikturoj peizazhe dhe peizazhe, dhe motra ime bën portrete”, tha Bajrami, 34 vjeç, me frikë. Vëllezërit dhe motrat me krenari e çuan Al Jazeera në studion e tyre – një kasolle me shumë përfundime dhe disa piktura jo të plota. Farija, 36, tregoi portretet e saj njëra pas tjetrës. Secili përshkruante një grua rome të veshur me rroba dhe pajisje tradicionale. “Njëra është për 50 euro [64 dollarë],” tha ajo duke u shprehur e zhgënjyer. Vëllai i saj më i vogël hyri në bisedë.

“Ne nuk mund të jetojnë me të vërtetë punën tonë … Është shumë e vështirë për ne që të mbijetojmë vetëm me artin tonë”. AlJazeera, tetor 2014

Edhe ‘Publisher’ është një nga mediat që i ka kushtuar një nga shkrimet e saj dyshes kosovare, duke përmendur paradoksin, si në këtë rast arti, piktura dhe e bukura lulëzojnë në rrethana të vështira, ndryshe nga çfarë e kishim imagjinuar, ose mund ta dinim.

“Arti shpesh lulëzon në rrethana veçanërisht të favorshme, atje ku jeta zhvillohet më lehtë se sa diku tjetër, si në pasurinë e pyjeve tropikale të shiut me speciet e saj shumëfare. Sidoqoftë, sidoqoftë, arti gjithashtu lulëzon në rrethanat më të vështira, pikërisht atje ku do të nuk e presin atë, ku duket si një luks kur mungojnë nevojat e jetës: ujë të pijshëm të pastër, ushqim të mjaftueshëm dhe ngrohtësi në muajt e ftohtë të dimrit. Megjithatë, sikur në kundërshtim, është këtu ku arti kërkon të drejtën e saj për të dalë përpara dhe jo vetëm si një kusht për të jetuar kushtet e shkretuara të jetesës. Bukuria e saj është përmirësuar, është zmadhuar sepse nuk zhduket në një numër të vogël të parëndësish. Këtu arti duket si një lëndë bazë për syrin dhe balsam për shpirtin dhe shpirtin. “ Andreas Meier, drejtor i Kulturës Kulturore të Seedammit, Fondacioni Charles dhe Agnes Vögele, në Pfäffikon SZ Zvicër, në parathënien e librit të tij “Bajram Mehmeti, Piktura e Romëve në Kosovë” (2004, “Publisher”