MENU

Arsyeja!

Dy vezë në ditë. Mësoni pse duhet ti konsumoni patjetër!

03.02.2019 - 19:21

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

A e keni pyetur veten se cila vezë është më e vyera dhe sa vezë është mirë të konsumoni në ditë?

Rezulton që 2-3 vezë është doza optimale ditore. Akoma më mirë nëse këto vezë janë me Omega 3, e cila konsiderohet sot në botë super-veza e shëndetit të mirë. Do t’ju flasim për të mirat e vezëve dhe veçanërisht të vezëve me Omega 3, të cilën më në fund, fatmirësisht e gjejmë edhe në tregun shqiptar nga Kompania AIBA.

e verdha e vezes-konica.al

Veza me Omega 3 konsiderohet veza që mbron zemrën dhe ushqen trurin. Ndër vetitë më të spikatura të përdorimit të vezëve të pasuruara me Omega 3 mund të përmenden:

Parandalimin dhe uljen e rreziqeve të sëmundjeve kardiovaskulare,

• Mbrojtjen e qelizave nga efekti i plakjes, forcimin e sistemit imunitar,
• Parandalimin dhe uljen e rreziqeve të diabetit,
• Është i nevojshëm per zhvillimin normal të trurit të fetusit dhe zhvillimin pamor.

Prodhimi i vezëve të pasuruara me Omega-3 ka marrë një zhvillim të shpejtë dhe me mjaft interes në botë. Në pamundësi të përdorimit të peshkut, me zëvendësimin e tij në konsumin ditor me dy vezë të pasuruara me Omega-3 mund të arrihet parandalimi i sëmundjeve të mësipërme. E ndërsa veza është ndër produktet më me vlera për organizmin, veza Omega 3 nga kompania AIBA është një dhuratë e çmuar që i bëjmë shëndetit tonë. Më poshtë do të gjeni një listë të të mirave që i vijnë shëndetit nga konsumimi i dy vezëve në ditë.

Truri gjendet nën mbrojtjen e kolinës;

Është provuar se kolina, kjo vitaminë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtimor i trurit. Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës çon në rënien e kujtesës.

Shikimi ruhet falë luteinës;

Vezët e pulave janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syrit dëmtohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

Vitamina D ndihmon për të absorbuar kalcium;

Nëse i ofroni një personi të zgjedhë nëse do të pijë një lugë vaji peshku ose të konsumojë një vezë të zier, gjasat janë të preferojë këtë të fundit. Sidomos në qoftë se ata zbulojnë se përmbajtja e vitaminës D është e njëjtë në të dy rastet. Për më tepër, shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të rritur sasinë e vitaminës D në vezë, duke i ushqyer pulat në mënyra të veçanta. Vitamina D ndihmon kalciumin për t’u absorbuar më mirë dhe për të forcuar kockat dhe dhëmbët.

Vitamina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë;

Biotina, vitamina B12 dhe proteinat e tretshme ushqyese kontribuojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës. Elementet që përmbajnë vezët e pulës promovojnë eliminimin e toksinave nga mëlçia.

Filloni të humbni peshë;

Shkencëtarët dolën në përfundimin se nëse kombinoni një dietë me pak kalori me vezët për mëngjes, humbni peshë dy herë më shpejt. Një mëngjes i tillë ju ngop për një kohë të gjatë, duke ju lejuar të ulni sasinë e ushqimit të konsumuar brenda një dite.

Procesi i plakjes ngadalësohet;

Kjo është e dukshme nga hulumtimi i kryer nga shkencëtarët hollandezë.

Në 87% të grave nga 35 deri 40 vjeç, njollat e moshës u zhdukën dhe lëkura u pastrua. Te meshkujt, rrudhat rreth syve u zbutën dukshëm.