MENU
klinika

Nisin provat

E gjithë vëmendja mbi Dua Lipën në “Grammy”

07.02.2019 - 17:53

Ariana Grande, e nominuar për dy çmime, lajmëroi se kishte hequr dorë nga performanca në “Grammy Awards”, pasi ishte ndjerë e ofenduar nga producentët. Tani mësohet se në vend të Ariana Grandes, do të këndojë këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa.

Në postimin e fundit në “Instagram” këngëtarja shkruan se do të performojë këtë të diel në “Grammy Awards”.

“E fundit para se t’ju bombardoj me çmenduritë e #grammyweek!! Oh a ju thashë që do të performoj këtë të diel në Grammy Awards?”, shkruan Dua në “Instagram”.

Dua kandidon në çmimin për “Këngën më të mirë ritmike” për këngën “Electricity” (bashkëpunim me Diplo dhe Mark Ronson), si dhe për çmimin “Artistja e re më e mirë”, në po të njëjtën kategori që gjendet e nominuar edhe Bebe Rexha.

Ka qenë vet Dua ajo e cila ka konfirmuar se provat për mbrëmjen e madhe kanë nisur, dhe se ndjehet shumë e entuziazmuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?