MENU
klinika

Video

E rëndë në Greqi/ Shpërthen restoranti, vdesin 3 gra

02.02.2019 - 22:10

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë mbrëmjen e sotme.

Një restorant ka shpërthyer në Kalamata, ku si pasojë kanë humbur jetën tre gra.

Mësohet se dy prej viktimave janë punëtorja e restorantit dhe gruaja e pronarit.

Gazeta greke Protothema raporton se viktimat janë të moshës nga 35 deri në 50 vjeç.

Shkak i shpërthimit dyshohet se ka qenë një bombol gazi në kuzhinën e restorantit.

Policia greke në komunikatën e saj zyrtare tha se në kohën e shpërthimit në restorant ishin edhe 5 klientë, por që arritën të largoheshin pa lëndime.