06.02.2019 - 11:01
Një 67-vjeçar në Shijak është vetëdjegur me benzinë. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Familjarët kanë thënë pranë forcave të rendit se nuk kanë mundur ta shpëtojnë 67-vjeçarin.
Viktima ishte banor i lagjes “Kodër”në Shijak. Për këtë ngjarje dyshohet se i moshuari kishte patur probleme psikologjikë, ndërkohë që familjarët kanë thënë se ai vuante nga depresioni prej disa vitesh.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Prindërit bojkotojnë mësimin
150 fëmijë s’nisin shkollën/ ‘Mësimi natën, jashtë logjike’
Banda e Shijakut