MENU
klinika

Detajet

E rëndë në Tiranë/ Gardisti vret gruan me armën e shërbimit

12.02.2019 - 08:20

Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias, ndërsa punonjësi i gardës Alket Arapi është arrestuar nga policia pas vrasjes.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë 44-vjecarin të vrarë bashkëshorten e tij me armën e shërbimit.

 

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”’-thuhet në njoftimin e policisë.