MENU
klinika

Baneri

E rrallë, tifozët turq: Serbia është Kosovë

18.02.2019 - 18:01

Nëse deri dje kemi parë shumë parrulla rreth Kosovës dhe Serbisë, ku maksimumi pro shtetit më të ri në Europë ishte “Kosova nuk është Serbi”, tashmë ka shkuar edhe më tej.

Tifozët turq kanë dal haptazi kundër Serbisë në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Jemi mësuar t’i shohim serbët dhe tifozë të shumë në liga të ndryshme evropiane të dalin me banera “Kosova është Serbi”, tani ka ndodhur e kundërta.

Në një ndeshje në Superligën e Turqisë, në mes të Bursaspor dhe Akhisar, tifozët turq kanë dëshmuar dashurinë që kanë për Kosovën.

Në stadium, qëndronte një baner ku shkruhej “Serbia është Kosovë”, që besohet të jetë bërë nga fansat e Bursasporit. Kjo foto është publikuar në Facebook nga “Ultras Turkey”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN