MENU
klinika

Trajneri francez

E thonë shifrat, Zinedine Zidane më i miri

19.02.2019 - 16:49

Në vitin 2002, Real Madrid fitonte për të 9-n herë trofeun e Champions League, ku njërin gol e shënoi Zinedine Zidane me gjysëm roveshate, që është një ndër golat më të bukura të historisë së futbollit.

Asokohe ai deklaronte: Do të fitoj edhe titullin e 10-të, 11-të dhe të 12-të. Dhe në fakt i fitoi, të 10-n si ndihmëstrajner, ndërsa 3 titujt e fundit radhazi si trajner i parë, si asnjë tjetër në historinë e këtij kompeticioni.

Zidane erdhi në stolin e Real Madridit dhe iku për të shkruar me shkronja të arta emrin e tij në historinë e klubit më të madh në botë.

Në 29 muaj në këtë detyrë, ai shtoi pesë tituj, duke përfshirë edhe tre Champions. Krahasuar me dy prej trajnerëve më të suksesshëm në histori, Zizou përputhet me dy Champions, të cilët i ka fituar në 15 vjet Mourinho dhe Guardiola në 9 sezone.

zidane bale ronaldo
zidane bale ronaldo

Arritjet e Zidane në këtë sezon e bëjnë atë trajnerin më të mirë në këtë moment. Sezonin e kaluar, duke fituar Champions-in, nuk e ndihmoi që bota e futbollit ta njihte atë si “trajnerin më të mirë”.

Këtë fat e pati Claudio Ranieri, që fitoi titullin në Angli me Leicester, dy vjet më parë, ndërsa më pas këtë sukses ia mori patrioti i tij Didier Deschamps, që ngriti Kupën e Botës.

Gjithsesi, menaxhimi që Zidane i ka bërë skuadrës së Real Madridit ka qenë shembullor, ishte ky çelësi kryesor i suksesit të të bardhëve në 3 sezonet e fundit.

ronaldo bale zidane
ronaldo bale zidane

Ai ka arritur të marrë maksimumin prej të gjithë lojtarëve, sepse i ka bërë të ndihen të rëndësishëm. Dhe kur ata janë aktivizuar, gjithmonë i janë përgjigjur pozitivisht.

Përveç kësaj, ai arriti të bindë Cristiano Ronaldon se sa e rëndësishme ishte për të pushuar ndonjë ndeshje, për të qenë i plotë në fundin e sezonit.

Rezultati është parë në Cardiff dhe Kiev. Champions tashmë mban inicialet e ZZ. Por nuk mbaron këtu, të tjerë trofe e presin përpara, pasi ai është në pritje për të marrë një tjetër skuadër të madhe. Te Chelsea? Të shohim…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet ish-presidenti i Realit

Prapaskena, Zidane donte Ronaldon e jo Bale