MENU
klinika

Takim në Gjirokastër

Edi Rama kritikon studentët: I keni harruar disa kërkesa

22.02.2019 - 12:59

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër tha se një ndër problemet kryesore janë “pedagogët”, të cilët kanë tituj akademikë fallco dhe tregtojnë libra në këmbim të notës. 

Ai u shpreh se këto problematika janë harruar nga studentët, por u zotua se sema të tilla të paligjshme do të ndëshkohen.

Nga ana tjetër, shefi i qeverisë iu drejtua rektorit të universitetit të Gjirokastrës duke i kërkuar të hartojë projekte, të cilat do të mbështeten financiarisht.

Për të kërkuar para është gjëja më e thjeshtë. Në Gjirokastër është rregulli numër një që fillon biseda me bashkëbiseduesin dhe përcakton edhe rregullin se si vijon dhe mbaron. Investimet do t’i bëjmë tani në nivel projektesh. “E vërteta është që ke marrë përgjigjen dhe të kamë thënë shkruaj në platformë në Shqipëriaqëduam.al. Ne  nuk i dimë të gjitha dhe mësojmë duke dëgjuar tjetrin.

Sa i takon kartës kemi vendosur një afat tek pakti për Universitetin, sepse nuk është një program i shkruar qeverisës, por është një program i detajuar angazhimesh që ne duhet t’i kthejmë në një kontratë.  Titujt shkencore sa të vërtetë  janë, tregtia e librit në këmbim, të notës si do frenohet dhe si do vlerësohet pedagogu nga studenti.

Këto ju më duket i keni harruar, por këtë do ua përsëris vazhdimisht. Shumica e pedagogëve janë të denjë. Nuk e përjashtojmë se pedagogët e denjë janë të shumtë dhe nuk duhet të futen me një thes me disa sharlatanë, të cilët duhet thënë se nuk janë të paktë në numër. Nuk shoh në asnjë universitet, që të këtë nisur procesi ii verifikimit të titujve akademikë”, tha Rama.