MENU
klinika

Rrezikon integrimin

Eficienca energjisë prioritet për zhvillimin ekonomik

22.02.2019 - 13:09

Sipas të dhënave të nxjerra nga raport-monitorimi mbi zbatimin e objektivave të eficiencës së energjisë, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike, nga 16 akte nënligjore dhe rregullore të detyrueshme, deri tani janë miratuar vetëm 3 prej tyre.

Këto të dhëna nxjerrin në pah se sa e vonuar është Shqipëria në këtë drejtim.

Sipas këtij raporti, anëtarësimi i Shqipërisë në BE kërkon miratimin dhe zbatimin e të gjithë legjislacionit dhe standarteve përkatëse.

Në këto standarte, energjia dhe mjedisi pëbëjnë dy prej sektorëve më të rëndësishëm.

“Strategjia aktuale e BE-së e vlerëson eficiencën e energjisë dhe përdorimin e energjive të rinovueshme si një prioritet për zhvillimin ekonomik të përgjithshëm të çdo vendi”,-thuhet në dokument.

Në raport rënditen disa rekomandime:

1. Të shtohet angazhimi i institucioneve përgjegjëse
2. Të rritet bashkëpunimi mes tyre

Gjithashtu raporti kërkon rritjen e rolit të deputetëve për nxitjen e politikave dhe mekanizmave kontrollues.