MENU
klinika

Abstraksionizmi impresionist

Ekspozita ‘’NEBO’’, arti që vjen te publiku

14.02.2019 - 15:48

Nga Eugent Kllapi /

Arti është vendi ku ne fillojmë e duam të zgjojmë ndjenjat tona, të përfshihemi nëpërmjet tyre. Artistët si njerëzit elitarë mundohen të na përcjellin ndryshimin, procesin, ndërthurjen e ngjyrave për pak kuptim, të na japin domethenien së gjendjeve, fenomeneve, ngjarjeve nëpërmjet përfshirjes së ngjyrave, një melodi midis vijëzimeve, ngjyrave, pikave, peizazheve, portreteve për të pasur sa më shumë domethënie në jetën tonë.

Jemi të detyruar ta shohim këtë duke vajtur në galeri, në ekspozita ku artisti sjell diçka për ne. Kur nuk jemi të interesuar krijojmë një distancë dhe një indiferncë të asaj që nuk na intereson.

Ndonjëherë jeta është aq dinamike sa edhe po të duam nuk mundemi dot t’i ndjekim vendet ku performohet arti. Po sikur arti dhe piktura të vijë te publiku?

Kjo mund të ndodhë, dhe po ndodh për një periudhë të gjatë mujore në qendrën moderne dhe tregtare ‘’Toptani’’.

‘’Nebo’’ quhet ekspozita e hapur në katin e pestë të qendrës Toptani në Tiranë, ku mund t’i shikosh me qetësi dhe me rehati piktura jo të zakonshme. Për këtë ekspozitë artisti Erand Nebo ka punuar për pesë vite.

Këto piktura jo të zakonshme në përmasa duken si një mozaik piklash që të afrojnë një pamje dy dimesionale të organizuar arkitektonike. Aty gjen një kombinim dhe simetri të llojeve të ngjyrave, njëtrajshmëri.

Në qoftë se një pikturë mund të ketë asimetri në shumë aspekte të peisazheve këto piktura të abstraksionit dhe ekspresionizmit shpallin disa veçori të veçanta.

E para duket një shumësi ngjyrash që të zgjon një interes të madh të gjithë kuadros artistike. Çdo pikturë ka ngjyrat e saj të njëjtësuara dhe një simetri nga një pikë në tjetrën në këtë njëtrajshmëri formash të krijuara. Ka formate të vogla apo edhe të mëdhaja të pikturave.

Mund të ketë një zhvillim impresionizmi më të thellë nga piktura në pikturë, një lloj ndriçimi gradual. Ngjyrat vijnë e çelen, ndizen sa dhe ashpërsohen mbyllen në një të zezë apo të hirtë në pikturat e ndryshme.

Dallohet një pikturë disa shtresash me disa ngjyra si e verdha, e kaltërta apo vjollca dhe njëkohësisht piktura që duken të zbehta, po sa më shumë të afrohesh, aq më tepër shikon sikur përcjell një mesazh më të fortë, sikur të përfshin në brendësi.

kolana e librave

E gjithë armata e ngjyrave që vjen e ikën nëpër telajo, sikur është formuar nga një shumësi ushtarësh vijëzimesh dhe pikash për raste festash duke marshuar. Ato shfaqin një ekspresivitet që vijnë duke u demostruar të rregullta në formate.

Në disa piktura të tjera duket si një duet dyzërash të konvertuara në pikëla me mijëra note muzikore që japin shijes e ngjyrës nën një simfoni ekselente në interetimin e njëtrajtshëm.

Sipas kuratorit Arbër Kadia, rëndësi ka që në një qendër tregëtare të hapur, pra jo e mbyllur, të jetë një pikë ku dialogu të vërshojë dhe të jetë në gjendje të sjellë sa më afër publikun që i kap këto ngjyra, këto vendosje ndërmjet emrave më të njohura të firmave të njohura të veshjeve.

Kjo ekspozitë si qëllim ka ta çojë pikturën te publiku, t’i afrojë ato mesazhe që duhen në një kohë kur marketingu, apo gjithë format e marrëdhënieve publike duan ta çojnë publikun te galeritë e mbyllura.

Me moton ‘’Në qoftë se nuk shkon Muhamedi te mali, shkon mali te Muhamedi’’ kuratori dëshiron të shprehë dëshirën që të afrojë pikturën te publiku meqë njerëzit janë ftohur ndaj galerive.

Çfarë mund të bëhet në këtë rast, duhet të gjejmë një mënyrë për ta lëvizur ndjenën e publikut, të zgjojmë forma të ndryshme të të përçuarit art, ta zgjojmë ‘Muhamedin art’ që ka brenda njeriu.

Kjo si shprehje është e njohur në abstraksionizmin si lëvizje botërore ku mënyra për të bërë art duhet të zgjojë perceptimit e publikut të gjerë.

Të gjendet përfshirja me publikun, të gjendet te çdo njeri arti i vet. Impresionizmi i shton gjallërinë, ngjyrat, dimesionin sikur koloritet do të lëvizin do përfshihesh me to nga çasti në çast.

‘’Në qoftë se dhe arti nuk funksionon atëherë ka probleme të mëdha në shoqëri’’

Ekspozita e vendosur në një ambient të hapur dhe të bollshëm dimensionohet lirshëm me pikturat e saj sa dhe ke mundësi që të përfshihesh i gjithi në çdo pikturë të saj.

Mos mungoni të përfshiheni në emocione, qoftë të bëni shoping për to!