MENU
klinika

Detajet

Ekzekutoi fqinjin, 38-vjeçari dorëzohet në polici

26.02.2019 - 12:11

Autori i vrasjes së Martin Ndrecës, 45 vjeç,  është dorëzuar në policinë e Shkodrës.Autori 38-vjeçar, Ndue Zefi vrau pas mesnatës së të dielës 45 vjeçarin, në ish-kënetë.

Grupi i gatshëm i policisë së Durrësit po bën transferimin e 38 vjeçarit për në Komisariatin e Durrësit.

Pas vrasjes ai ka shkuar në Pukë, në vendlindjen e tij. Ndërsa policia e Durrësit dhe Pukës mbante nën kontroll banesat e të afërmeve.

Kujtojmë se autori dhe viktima kanë qenë në një lokal dhe kanë patur njohje me njëri tjetrin. Ata kanë patur një sherr në lokal për motive të dobëta.

Pas sherrit autori i krimit Ndue Zefi ka shkuar në shtëpi ku mbante një automatik pa leje .

Zefi ka shtënë 5 herë në drejtim të 45 vjecarit ndërsa një plumb i ka përshkuar organet jetësore duke e lënë të pajetë në vend brenda makinës benz.