MENU
klinika

Barcelona-Real Madrid

“El Clasico”, tri herë brenda 24 ditëve

01.02.2019 - 16:31

Barcelona përmbysi Sevilla-n 6-1 në Kupën e Mbretit, ndërsa Real Madrid mposhti dy herë Girona-n, duke bërë që dy gjigantët spanjollë dhe evropianë të kualifikohen për në gjysmëfinale.

Të gjithë kanë shpresuar që Barcelona dhe Real Madrid të mos përballeshin mes tyre, duke dashur që t’i shihnin në finale, por fati i goglave ka qenë krejt ndryshe.

Shorti ka parashikuar që “El Clasico” të luhet në gjysmëfinale. Barcelona do të ndeshet me Realin e Madridit më 6 shkurt, ndërsa takimi i kthimit do të jetë më 27 të këtij muaji.

el clasico messi ramos
el clasico messi ramos

Edhe më 2 mars do të luhet ndeshja e kampionatit mes këtyre ekipeve. Brenda 1 muaj, të gjithë tifozët do të shijojnë 3 “El Classico”.

Çifiti tjetër gjysmëfinalist i Kupës së Mbretit do të jetë Real Betis-Valencia. “Benito Villamerin”, stadiumi i Real Betis do të jetë mikpritësi i finales së Copa Del Rey.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN