Barcelona dhe Real Madrid nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, e luajtur në “Camp Nou”, duke lënë gjithcka të hapur për në kthim.
Ishte një ndeshje e mbushur me emocione dhe spektakël, megjithëse Leo Messi e nisi nga stoli. Shkëlqyen Vinicius Junior për Los Blancos dhe Malcom për Barcelona-n.
Real kaloi i pari në avantazh me golin e Lucas Vazquez. Barça nuk po luante mirë dhe e mori veten gjatë pjesës së dytë.
Goli i barazimit erdhi pas një aksioni të bukur të finalizuar nga braziliani Malcom. Ndeshja mbeti e hapur deri në fund, por rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat kanë lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu.