MENU
klinika

Foto

Elbasan/ Përplasen dy mjete, plagoset një shtetas

15.02.2019 - 12:32

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur sot pranë Qendrës Spitalore të qytetit të Elbasanit.

Nga të dhënat e para raportohet se në aksident janë përfshirë një fouristradë dhe një çiklomotor.

Drejtuesi i këtij të fundit është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e të gjithë dinamikës së aksidentit.