Që pas ndarjes nga Fatosh Shoshi, i cili njëkohësisht ishte edhe menaxheri i saj, Era Istrefi nuk është përfolur më për një lidhje dashurie.
Por së fundmi, afrimiteti i këngëtares, që mori famë ndërkombëtare pas hitit “Bonbon”, me DJ-in e famshëm amerikan Diplo, ka bërë që të aludohet për një lidhje mes tyre, por ende nuk ka pasur një konfirmim apo mohim të saj.
Një gjë është e sigurt, ata janë miq të mirë. Mbrëmjen e kaluar, ata u takuan dhe këtë e bënë të ditur nëpërmjet postimeve në “Instagram”.
Diplo u fiksua keq pas një detaji në paraqitjen e Erës: Thonjtë! Në një video ku ja prek dorën, ai shkruajti: Thonj kosovar. Era njihet për stilin e veçantë dhe këtë herë thonjtë e saj të gjatë dukeshin të shndritshëm pasi ishin të mbushur me gurë.