“Vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100% është një shkelje e qartë”, kështu është shprehur eurodeputeti gjerman dhe raportuesi për Serbinë në parlamentin Evropian, David McAllister.
Allister kërkon nga qeveria e Kosovës anulimin e vendimit për taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është një shkelje e qartë e CEFTA-s dhe e marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit. Unë i bëj thirrje Qeverisë në Prishtinë që ta anulojnë këtë vendim në mënyrë që, shpresoj, që dialogu të vazhdojë”, ka thënë McAllister.
Sipas Allister BE ka bërë të qartë se nuk mund të ketë arritje të një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme Kosovë-Serbi pa u hequr taksa.
“Unë e kuptoj se të dyja palët kanë shqetësime, e kuptoj se nuk është e lehtë, por gjithashtu dua të theksoj se dy presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi e kanë ngritur dialogun në nivel të ri”, ka thënë McAllister.