MENU
klinika

Risia

Eventi gjigand në SHBA, Samsung rrit standardin me Galaxy S10

26.02.2019 - 18:47

Adhuruesit global të teknologjisë u bënë bashkë në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Samung Unpacked, mbi zhvillimet më të fundit të telefonave inteligjent. Eventit gjigand nuk i shpëtuan as këtë herë dyndjet e atyre që fjalën e fundit të teknologjisë e duan në duart e tyre.

Rrugëtimi i një dekade rikujtoi lançimin e të parit Galaxy S, për të mbërritur te linja e re premium e telefonave smart: Galaxy s10, projektuar për të përmbushur nevojat e veçanta të tregut të sotëm të telefonave celularë. Për ata që kërkojnë një pajisje të kompletuar, Galaxy S10+ çon çdo karakteristikë, nga ekrani, kamera dhe performance, në një nivel tjetër.

Galaxy S10e është krijuar për ata që duan të gjithë elementët esencialë në një ekran të sheshtë. Galaxy S10 5G, është pajisja dedikuar shpejtësisë dhe fuqisë. Dhe së fundmi, Galaxy Fold shquhet për palosjen e ekranit, si inovacioni më i madh i këtyre viteve.

“Aktualisht jemi shumë krenarë. Për ne është një ditë speciale sot. Pas 9 gjeneratash të serisë S, sot kemi shancin të shohim galaxy S10. Me çdo gjeneratë, ne prodhojmë teknologji të re, po ecim përpara. Ky event përbën një moment historik. Këtu kam këto të dyja nga katër që prezantuam. Gjithashtu pamë edhe Galaxy Fold që sipas këndvështrimit tim është inovacioni më i madh gjatë këtyre viteve, veçanërisht për palosjen e ekranit dhe sesi kjo lloj teknologjie do të na shërbejë në të ardhmen”,  shprehet Milan Vujovic, drejtor marketingu për Samsung Electronic Adriatic.