MENU

Deklarata e pasardhëses së Merkelit

Evropa duhet të përshtatet, ose nuk do të mbijetojë…

11.02.2019 - 15:02

Evropa duhet të ndryshojë për të përparuar në një “garë sistemesh” me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, sipas Annegret Kramp-Karrenbauer, udhëheqëses së re të kristian-demokratëve të Gjermanisë.

Në një intervistë me POLITICO, Kramp-Karrenbauer tha “Ajo që shoh dhe ndjej është se bota po riorganizohet”, tha Kramp-Karrenbauer, e cila u zgjodh në dhjetor për të pasuar Angela Merkel si kryetare e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU), duke shtuar edhe mundësitë që ajo të jetë kancelarja e ardhshme gjermane.

“Unë nuk jam plotësisht e sigurt nëse ne jemi të vetëdijshëm për këtë sfidë dhe jemi përgatitur mjaftueshëm për të”, tha ish-kryeministrja 56 vjeçare e shtetit Saarland, stili i së cilës tërheq në mënyrë të pashmangshme krahasohet me Merkelin.

Kramp-Karrenbauer, i njohur si AKK, tha se duhet t’i kushtojmë rëndësi më të madhe çështjes së politikës industriale në Evropë.

Lidhur me Kinën dhe konkurrencën me të, Kramp-Karrenbauer tha se “Ne pranojmë konkurrencën, por kjo konkurrencë duhet të jetë e drejtë, duhet të respektojë rregullat”.

Si kryetare e CDU, Kramp-Karrenbauer  u pyet nëse Orbán mund të jetë pjesë e shumicës konstruktive pro-evropiane që shpreson të formojë pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian, dhe Kramp-Karrenbauer tha se çështja paraqet “një situatë shumë të vështirë për PPE”.

Udhëheqësja e CDU gjithashtu ofroi mbështetje të fuqishme për sistemin Spitzenkandidat, sipas të cilit partitë pan-evropiane zgjedhin një kandidat kryesor në zgjedhje, i cili është gjithashtu zgjedhja e tyre për president të Komisionit Evropian. Shumë udhëheqës të BE nuk e pëlqejnë sistemin.

Sistemi u përdor për herë të parë në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Europian, ku Jean-Claude Juncker u zgjodh president i Komisionit. Nëse përdoret përsëri këtë herë, Manfred Weber, nga partia motra bavareze e CDU, Bashkimi Kristian Social do të ishte më i favorizuar.

Për integrimin evropian dhe bashkëpunimin franko-gjerman, Kramp-Karrenbauer tha se ajo mbështet konceptin e një ushtrie evropiane. Gjithashtu ajo kërkoi të siguronte anëtarët e tjerë të BE-së se bashkëpunimi franko-gjerman nuk është një kërcënim për bllokun në tërësi.

“Forca e Evropës ka qenë gjithmonë bashkëpunimi, dhe tani ndoshta edhe më shumë se në të kaluarën kemi nevojë për të, për diskutime”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaratat e Annegret Kramp-Karrenbauer

“Pasardhësja” e Merkelit: Epoka e saj ka mbaruar