MENU
klinika

Tenis

Federer shënjestron trofeun e 100-të

25.02.2019 - 22:00

Roger Federer ka nisur sot aventurën e tij në turneun ATP 500 të Dubait, ky synon fitoren dhe trofeun nr.100 të karrierës së tij. Tenisti zviceran mundi 2-1 (6-4, 3-6, 6-1) rivalin gjerman Philipp Kohlschreiber.

Ndeshje në përgjithësi e dominuar nga Federer, që kishte epërsi në shumicën e kohës edhe pse në setin e dytë bëri disa gabime që i kushtuan shumë.

Gjithsesi, Federer tregoi se është më superior se rivali i tij, duke e dominuar më pas ndeshjen në setin e tretë, duke fituar thellë 6-1 dhe avancon në raundin e tretë të turneut të Dubait.

Në turin tjetër një përballje e vështirë për zviceranin, që do të duelojë ndaj spanjollit Fernando Verdasco.

Aktualisht, Federer ndodhet në vendin e shtatë të renditjes botërore, duke iu larguar kreut. Kjo ishte ndeshja e parë e tenistit zviceran, që pas eliminimit në raundin e katërt të grand slam të Australian Open, në fund të janarit.