MENU
klinika

Kalendari

Femrat, Shqipëria njeh rivalët u Euro 2021

21.02.2019 - 16:37

Sot, në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti i Eliminatoreve të Kampionatit Europian 2021 për futbollin e femrave. Shqipëria do të jetë në Grupin E së bashku me Skocinë, Finlandën, Portugalinë dhe Qipron.

Menjëherë pas hedhjes së shortit, është përcaktuar edhe kalendari i plotë i Eliminatoreve ku ekipi Kombëtar shqiptar i drejtuar nga Vioresin Sinani do të fillojë ndeshjet eliminatore.

Më 2 shtator 2019, niset kundër Finlandës në shtëpi. dhe i përfundon në 22 shtator 2020 në ndeshjen me Portugalinë në transfertë.

KALENDARI

2 Shtator 2019        Shqipëri-Finlandë

4 Tetor 2019           Shqipëri-Portugali

8 Tetor 2019           Finlandë-Shqipëri

8 Nëntor 2019        Shqipëri-Skoci

11 Mars 2020          Qipro-Shqipëri

5 Qershor 2020      Skoci-Shqipëri

18 Shtator 2020     Shqipëri-Qipro

22 Shtator 2020     Portugali-Shqipëri

Finalet e Europianit EURO 2021 për femrat do të zhvillohen në muajin korrik në Angli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN