MENU
klinika

Operacioni

Fier/ 4 të arrestuar, u kapën me 3000 mijë euro false

05.02.2019 - 11:24

Gatë një kontrolli të ushtruar gjatë ditës së sotme, policia e Fierit ka sekuestruar 3000 mijë euro të falsifikuara ndërsa katër shtetas përfunduan në pranga.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë të gjithë nga Memaliaj dhe paratë e falsifikuara i mbanin në një makinë tip “Volswagen”

“Sekuestrohen 3000 euro të dyshuara të falsifikuara.Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.Operacioni nga DVP Fier në bashkëpunim me DVP Gjirokastër. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas informacioneve të mara në mënyrë operative, finalizuan operacionin e koduar “Kartmonedha”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Arresimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen” me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.