MENU

Njoftimi

Fier/ Vidhet banesa, autorët marrin 7 mln lekë

15.02.2019 - 13:07

Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Ferras të Fierit.

Sipas të dhënave nga policia vjedhja ka ndodhur paraditen e djeshme në banesën e shtetasit Namik Hyka. Autorët kanë vjedhur 7 milionë lekë të vjetra, një televizor dhe një kompjuter.

Grupi hetimor ka konstatuar se dera e shtëpisë ishte shqyer në kohën kur në banesë nuk kishte njeri. Banesa ndodhet në katin e tretë të një pallati.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes duke marrë shenjat e gishtave të lëna në banesë nga grabitësi.