Menu

Shqipëria e veriut, 1940

Foto të rralla/ Tradita që nuk humbet kurrë

10.02.2019 - 21:40

Në Shqipëri tashmë njihen dy grupime të mëdha etnografike, ndarja e së cilave është realizuar në bazë të identitetit të tyre dhe pozicionit gjeografik.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Bëhet fjalë për Gegërinë dhe Toskërinë, ku si kufij ndarës midis tyre është marrë gjithnjë me marëveshje, lumi Shkumbin.

Por natyrisht brenda këtyre ndarjeve ekzistojnë edhe grupime më të vegjël bazuar në elementët e tyre të traditave, të veçanta dhe karakteristike.

Shqipëria tashmë ka mbërritur deri në ditët e sotme, pavarësisht mjaft sfidave, megjithatë ruan mjaft nga kultura, tradita, veshjet dhe shumë elementë të tjerë nga e shkuara e saj.

-Theth- At Antonio përballë Kishës së tij.

-Grua katolike me xhubleta, prifti po bekon fëmijën e saj, 1940.

-Prek Çali me gruan e tij.

Një nga elementët i konsideruar si ndër manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale, është edhe veshja.

E ruajtur si një marrëdhënie kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

-Grua katolike, Shkodër

Fëmijë para kasolles, Vermosh.

Pavarësisht globalizimit në çdo fushë në ditët e sotme, e rëndësishme mbetet edhe ruajtja dhe kristalizimi i riteve, pavarësisht përpjekjeve të risive që sjellin shekujt e rinj, ende nuk ka humbur.

Shqipëria vijon të ruajë elementët e përbërjes së një familje, doket, zakonet e dikurshme të jetës familjare, me ciklin e jetës (lindjen, martesën, vdekjen).

Më së shumti këto shihen në Veriun e Shqipërisë, dhe veçanërisht në zonën rurale, duke qenë se zona urbane është përfshirë mjaft në të renë, duke e përjashtuar kështu nga e vjetra.

-Krujë, Pazari.

-Kolë Petrushi.

-Pazari, Shkodër.

-Vajtim gjatë varrimit.

-Lumi Drin, 1940.

-Grua e veshur me mangore.

-Grua muslimane, Shkodër.

-Vermosh, Vajzë e veshur me gunë dhe xhubletë.

-Marko nga Drishti.