MENU
klinika

Detajet

Gara për SPAK/ Donika Prela i bashkohet aplikuesve

20.02.2019 - 14:05

Ndërsa gara për të kandiduar për tu bërë pjesë e Prokurorisë Speciale do të jetë e hapur deri nesër, listës i shtohet një emër i rëndësishëm.

Donika Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka aplikuar sot të jetë pjesë e SPAK.

Pak kohë më parë, ndonëse pati shumë akuza, Prela arriti kalonte vettingun e të konfirmohej në detyrë.

Po sot 5 prokurorë të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK. Ata janë prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Osmani, prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami). Gjithashtu ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK edhe Enkeleda Millonai, Prokurore ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. (Aktualisht me Urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është ne pozicionin e Drejtuesit të kësaj Prokurorie) dhe Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Maksim Sota.

Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty deri më 21 shkurt pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë.

Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 20 prokurorë për 15 vende. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

19 prokurorët kandidatë për në SPAK:

Arben Kraja

Anton Martini

Besnik Muçi

Behar Dibra

Besim Hajdarmataj

Dritan Prençi

Dolorez Musabelliu

Donika Prela

Eneid Nakuçi

Edvin Kondili

Eugen Beci

Klodian Braho

Shkëlzen Cena

Vladimir Mara

Fatmir Hoxhaj

Altin Dumani

Enkeleda Osmani

Elida Kackini (Celami)

Enkeleda Millonai

Maksim Sota

"Pipero u infektua se organizmi s’ka antitrupa pas..."

Mutacioni i Covid, Bino: Tek ne nuk ka deri tani!

Zgjerimi i Greqisë/ Ku qëndron marifet-mashtrimi nga pala greke me Othonoin

Kolonel Pashaj: Kryeministri i Shqipërisë nuk do të pranonte kurrë që…

Çështjet e nxehta që priten të shqyrtohen

Nesër mbahet seanca e parë e Gjykatës Kushtetuese