MENU
klinika

Detaje të reja

Gardisti që vrau gruan besimtar mysliman, 36-vjeçarja e mbuluar me shami

12.02.2019 - 09:07

Një ngjarje e rëndë tronditi që në orët e para të mëngjesit të sotëm kryeqytetin, kur 44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi, 36 vjeçare.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:00 në banesën e çiftit në Allias, ndërsa motivet që e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë janë ende të paqarta.

Alketi është babai i një vajze dhe rezulton që si ai ashtu edhe bashkëshortja të kenë qënë besimtarë myslimanë.

Në një postim kjo e fundit shfaqet edhe e mbuluar me shami. Vetë Alketi në Facebook poston shumë shprehje fetare dhe falënderime për Allahun.

NJOFTIMI I POLICISË

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!