MENU
klinika

Deklaratat

Gardisti vrau gruan/ Flasin fqinjët: Familje model

12.02.2019 - 09:28

Të tjera detaje zbulohen mbi krimin në familje që ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës, teksa gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.

Vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krisma kanë njoftuar policinë.

Çifti kishte një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e vrarë cdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë.

Në banesë ka qenë edhe vajza e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Vajza e mitur është marrë nga prindërit e viktimës pas ngjarjes.

Fqinjët shprehen se familja nuk kishte probleme dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami. Gardisti kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës.

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë