MENU
klinika

Natacha Jaitt

Gjendet e vdekur modelja, e kishte paralajmëruar!

27.02.2019 - 12:19

“Kujdes! Unë nuk do të vetëvritem. Unë nuk do të konsumoj kokainë e as nuk do të mbytem në banjë, po ashtu nuk do ta qëlloj veten në kokë. Nëse kjo ndodh… nuk jam unë. Ruajeni këtë postim!”

Ky mesazh është publikuar pak kohë më parë nga modelja dhe prezantuesja e famshme në Argjentinë Natacha Jaitt, e cila fatkeqësisht, është gjetur e vdekur, ashtu siç ajo e kishte paralajmëruar.

Modelja 41-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është gjetur e pajetë pas një feste në Buenos Aires.

Policia ka bërë të ditur që Natacha është gjetur në një shtrat në një klub nate me një dozë të madhe të drogës në trupin e saj.


Menjëherë janë nisur hetimet pasi nga të dhënat e para dhe nga paralajmërimi që i kishte bërë ngjarjes, dyshohet se modelja është vetëvrarë. 11 vite më parë, ajo ka akuzuar dhjetëra personalitete të njohura si të përfshirë në një grup prostitucioni.