MENU
klinika

Shkronja ari mbi lëkurë

Gjendet në Turqi një Bibël 1200-vjeçare! (Foto)

05.02.2019 - 16:56

Autoritetet turke kanë bërë me dije se gjatë një operacioni policor në juglindje të vendit, kanë gjetur një Bibël që besohet të jetë krijuar para 1200 vitesh.

“Ekipet për luftën kundër trafikimeve, gjetën Biblën gjatë një operacioni në qytetin Kayapinar. Bibla ka 34 faqe të shkruara me ar mbi lëkurë”, thuhet në njoftimin e guvernatorit të Diyarbakirit.

‘’Sekuestrimi i Biblës është bërë gjatë tentativës së tre personave për ta shitur atë’’, thuhet në një njoftim, në të cilin sqarohet se trafikantët janë arrestuar.

Zyra e guvernatorit thotë se lidhur me aksionin në fjalë, janë arrestuar gjashtë persona, por nuk ka detaje mbi origjinën e Biblës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN