MENU
klinika

Kukësi

Gjici s’duron më, merr vendim për Cungun

16.02.2019 - 19:30

Teuta i shkaktoi humbjen e dytë radhazi ekipit të Kukësit, duke rrezikuar që Partizani të shkëputet nesër në krye të renditjes dhe titulli për verilindorët të dukej akoma më larg.

Por kjo humbje ka sjellë një ndryshim në klubin e Kukësit. Kjo, pasi presidenti Safet Gjici ka marrë masën për të ndryshuar trajnerin vetëm 3 javë pas rifillimit të Superiores.

Sipas RTSH Sport, Armando Cungu nuk do të jetë më tekniku i skuadrës verilindore, pasi është shkarkuar nga drejtimi i saj dhe konfirmimi do të bëhet vetëm nesër para lojtarëve në stërvitjen që është programuar.

Presidenti i klubit e ka cilësuar të papranueshme situatën në klub, me paraqitjet tejet të dobëta të ekipit edhe pse ishin shpenzuar shuma të larta për të sjellë futbollistë shumë cilësorë.

Përgjegjës kryesor për këtë situatë është vlerësuar Cungu, i cili është shkarkuar nga detyra pasi lë verilindorët shumë larg kreut që ishte objektivi kryesor në këtë sezon.

Pritet që skuadrën nga dita e nesërme ta drejtojë Ramadan Ndreu, i cili ka qenë menaxher i ekipit gjatë muajve të fundit, por duket se do të veshë përsëri tutat dhe t’i kthehet trajnimit, me Rrahmanin Hallaçin si krahun e tij të djathtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 22

Teuta përmbys Kukësin për 2 minuta