MENU
klinika

Të dhënat

Gjithnjë e më e pëlqyer nga të rinjtë, ç’është ekonomia GIG?

24.02.2019 - 14:08

Ekonomia GIG ndodh në një treg të lirë ku kontratat e punës janë të përkohshme. Sipas të dhënave në SHBA më shumë se 40% e vendeve të punës do ti përkasin ekonomisë GIG.

Nga oraret fleksibile në aftësinë për të punuar nga kudo ekonomia GIG ka tërhequr gjithnjë e më shumë njerëz dhe kjo nuk është çudi.

Ekonomia GIG është një mënyrë e re e organizimit dhe prodhimit në ekonomi. Shumë punonjës duan të jenë të pavarur nga punëdhënësi dhe të punojnë me orare fleksibël që i intereson atyre.

Grupmosha e re kudo në botë kanë prishur rendin tradicional në ekonomi. Në Shtetet e Bashkuara ka 56.7 milionë punonjës të pavarur, sipas një sondazhi të vitit 2018 të 6,000 punonjësve të SHBA-ve.

Punonjësit e pavarur (freelancers) përfaqësojnë një në tre punëtorë të SHBA (35 përqind); dhe numri i tyre është rritur me 3.7 milion gjatë pesë viteve.

Po ashtu punonjësit e pavarur kanë prirjen t’i japin përparësi më të madhe mënyrës së jetesës së tyre para fitimeve të tyre: 84 përqind e punonjësve të pavarur ndjenin këtë parim, kundrejt 64 përqind të punëtorëve të tjerë.

Kjo formë e re e prodhimit është e mundëshme kryesisht si shkak i teknologjive të reja si Skype apo Dropbox ku i jepet punonjësve fleksibilitet i plotë për të ndjekur pasionet e tyre e për të punuar me rendiment të lartë por me orare fleksibël.

Por kjo lloj ekonomie ka nevojë për disiplinë të fortë dhe mungesën e benfiteve që vijnë nga një kontratë me kohë të plotë. Por nga ana tjetër e mira e kësaj ekonomie është mungesa e një Bosi mbi krye. Ekonomia GIG është ideale për punë të cilat kërkojnë kreativitet.