MENU
klinika

Lëvizjet e trajnerëve

Gjoka ikën nga Kamza, Cungu qëndron te Kukësi

17.02.2019 - 18:10

Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen si trajner i Kamzës. Që pas ndeshjes me Kastriotin, ku kamzalinjtë humbën 0-1, trajneri kryeqytetas tha se do të bisedonte me presidentin Naim Qarri, duke gjykuar se situata është e pashpresë.

Por nuk ka vonuar shumë dhe klubi i Kamzës ka publikuar në faqen e tij njoftimin zyrtar, ku shkruan se Gjoka ka dhënë dorëheqjen, që është pranuar.

Gjoka ishte trajneri i tretë për Kamzën në këtë kampionat, që e nisi me Bledar Devollin, për të vazhduar me Klodian Duron. Tani Kamzës i duhet të gjejë trajnerin e katërt për vazhdimin e kampionatit.

Njoftimi

“Pas ndeshjes, trajneri Ernest Gjoka është dorëhequr nga skuadra. I urojmë suksese trajnerit në karrierën e tij. Bashkëpunimi ynë është mbyllur këtu.”

Ndërsa duket se është rikthyer Armando Cungu te Kukësi. Nuk ka qenë në stërvitjen e sotme, por pas humbjes së Partizanit në Lac, duket se presidenti Gjici do t’i japë edhe një shans tjetër trajnerit shkodran.

Diferenca mes Partizanit të vendit të parë dhe Kukësit të vendit të tretë është 9 pikë dhe duke parë edhe kalendarin në javët në vazhdim, me këtë lëvizje, Gjici shpreson të distanca të ngushtohet, pse jo, të zerohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN