MENU
klinika

Emrat

Grabitet kambisti në Memaliaj/ Arrestohet organizatori!

01.02.2019 - 13:05

Brenda një kohe të shkurtër policia e Tepelenës ka identifikuar autorët e grabitjes së dhunshme të kambistit.

Ngjarja ndodhi të martën e kaluar, datë 22 janar, në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait.

Mustafai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregtojnë artikuj industrialë, në kohën kur një person i paidentifikuar i ka goditur dhe i ka marrë me forcë rreth 50.000 lekë si dhe një telefon.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Tepelenës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për dhunimin dhe grabitjen e kambistit. Burime nga policia thonë se është arrestuar në Tiranë Donaldo Nelaj 22 vjeç, pasi dyshohet se është organizatori i grabitjes.

I riu rezulton person me precedent kriminal vjedhje, kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë vjedhje me dhunë.

Pak ditë më parë janë arrestuar edhe Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj për këtë ngjarje.