MENU
klinika

Detajet

Greqi/ Shantazh të miturave me foto nudo, pranga 2 shqiptarëve

01.02.2019 - 12:05

Brenda një jave në Greqi janë arrestuar 2 shqiptarë për kërcënim të miturash me fotografi nudo.

Në 23 Janar 2019, në Pire u arrestua Edi Jaupllari, lindur në Pire në 5 tetor 1996, për përdhunim e të miturës, një greke 16 vjeçe, si dhe kërcënim në vazhdimësi.

Ai e kishte njohur të miturën në internet në Badoo, kishin lënë takim ku e përdhunoi, më pas e kërcënonte se do publikonte foto dhe video nga takimi në internet.

E mitura lajmëroi policinë, e cila arrestoi 23-vjeçarin, ndërsa sot publikuan të dhënat për të mbledhur informacion nga aktiviteti i mëparshëm.

Paralelisht, një tjetër shqiptar, 22-vjeçar, është arrestuar 2 ditë më parë në Mesinia, nga policia e Kalamatas. Në të njëjtën lojë interneti, Badoo u njohën me një 14-vjeçare, të cilës i kërkoi foto nudo. Më pas, fotot i shpërndau përmes një 16-vjeçari grek, i cili nuk u arrestua pasi kishte fshirë gjithë materialin, gjatë kontrollit policor.

14-vjeçarja i la takim për të plotësuar kërkesat e 22-vjeçarit, ku shkoi bashkë me policinë. Të dhënat e 22-vjeçarit nuk janë publikuar akoma nga policia greke.