MENU
klinika

Hyrja në NATO

Greqia hap ‘dritën jeshile’ për Maqedoninë e Veriut

08.02.2019 - 22:03

Një ditë pasi ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s firmosën protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë, sot Greqia i ka hapur zyrtarisht rrugën me votimin në Parlament.

Shteti i Greqisë votoi me 153 vota pro për hapjen e dritës jeshile të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të NATOS-s pas konflikteve mbi 20-vjeçare, të cilat frenuan përpjekjet e Maqedoinisë drejt strukturave euroatlantike.