Ndoshta për shumë persona është ëndërr të jenë të famshëm, por për ata që e kanë arritur këtë gjë duket se nuk është edhe aq e lehtë.
Këngëtarja Greta Koçi ka folur së fundmi në emisionin “Trokit” për përndjekjen që i ka bërë një fans i saj, për të cilin thotë se i shkonte poshtë shtëpisë.
“Kam pasur njerëz që më kanë përndjekur, njerëz që më vinin poshtë shtëpisë, nga kati i parë ngjiteshin në kat të katërt, ku e kam shtëpinë, më ndiqnin me biçikletë dhe në një periudhë ka qenë shumë stresuese. Në një koncert në Korçë policia më ka shoqëruar deri sa ka mbaruar koncerti sepse ishte një djalë problematik dhe ne nuk e njihnim si fytyrë, mbasi unë kam lënë Korçën është liruar”, tregoi Greta.