MENU
klinika

Deklarata

Haradinaj befason: Nuk kam frikë nga Serbia, por nga…

13.02.2019 - 13:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për emisionin “Tempora” thotë se nuk i druhet Serbisë dhe Serbia e di që shqiptarët e Kosovës nuk nënshtrohen kjo është arsyeja përse nuk i prek kufijtë.

Pjesë nga intervista e transmetuar mbrëmjen e 12 shkurtit 2019

Ramush Haradinaj: Frikë kam nga kanceri që është një sëmundje e keqe nga e cila ska shërim por nuk kam frikë nga Serbia.

Nga kush të kem frikë? E harron që më 24 mars 1998 ne i kemi dalë përballë asaj aparature. Nuk ikën nga qejfi. Një vit u përballën me ne dhe nuk mundën të na mbanin. Kurrë më të fortë si Kosovë në aftësi luftarake nuk kemi qenë. Kemi ushtri moderne, kemi teknologji moderne. Kemi 20 mijë njerëz me armë zyrtarisht.

Sonila Meço: Ju po thoni që në planin B mund të ketë një luftë?

kolana e librave


Ramush Haradinaj: Nuk kemi plan B. Ne vetëm ekzistojmë si Kosovë. Kemi vetëm planin A.

Sonila Meço: Nëse marrëveshja nuk arrihet?

Ramush Haradinaj: Nuk ndryshon asgjë Kosova, nuk ka lidhje. A e dini pse Serbia prek kufijtë? Serbia e din se ka qenë ëktu në 1998- 1999 e di kush janë shqiptarët e Kosovës. Nuk janë njerëz që mund ti nënshtrosh. 500 mijë njerëz ka shti Tito e Millosheviçi në burg. 1 milionë janë zhvendosur, gjysma e popullit, 20 mijë janë vrarë. E gjithë ekonomia ka qenë e shkatërruar por shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga e drejta e tyre. Nuk ështe se na e kanë falë Kosovën ndërkombëtarët por kanë respektuar të drejtën mijëra vjeçare se ka qenë zot i këtij vendi mijëra vjet.

Nëse Serbia shkon drejt BE-së detyrohet me e pastru Kushtetutën e vet. Mos u mërzitni ju shqiptarët çka e gjen Kushtetutën e Serbisë. Ne na duhet a dimë të bëjmë ekonominë e tregut, të luftojmë korrupsionit. Çka bëhet me Kushtetutën e Serbisë ta zgjidhin ata.