MENU
klinika

NBA

Harden mbetet lider, 44 pikë për Rockets

05.02.2019 - 12:14

James Harden po bën një sezon fantastik me skuadrën e Houston Rockets. Ylli i skuadrës teksane ishte thjeshtë fantastik në fitoren 118-110 që regjistroi Houston në shtëpinë e Phoenix Suns.

44 pikë realizoi mjekroshi në këtë duel, ndërkohë që i ndihmoi Rockets edhe 6 asiste e 8 rikuperime. Kjo është sfida e 27-të radhazi për basketbollistin teksan që realizon mbi 30 pikë, duke konfirmuar se është pretendenti kryesor edhe këtë sezon për të fituar titullin MVP për sezonin e rregullt.

Ndeshja u dominua nga Houston, që pati gjatë gjithë kohës një avanatzh të lehtë, ndërsa për vendasit nuk mjaftuan 25 pikët e Jackson dhe 23 të Oubre.

Bie Denver Nugges, që humbet 129-103 në Michigan përballë Detroit Pistons. Disfatë kjo që djeg pasi skuadra teksane humbi disi terren karshi Golden State në garën për kreun në Perëndim.

Fitore e lehtë e skuadrës vendase, ku u dallua Drummond, autor i 27 pikëve e 12 rebound, ndërsa për miqtë u spikati Lyles me 20 pikë.

Humbet edhe skuadra e San Antonio Spurs, që u mund 127-112 nga Sacramento Kings, sfidë ku vendasit patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës dhe në minutat e fundit thelluan epërsinë e fituan me meritë.

Milëaukee Bucks vijon të kryesojë renditjen në Lindje pas fitores 113-94 ndaj Brooklyn Nets, ku vazhdon të shkëlqejë greku Antetokounmpo, autor i 30 pikëve e 15 rikuperimeve poshtë tabelës.