MENU
klinika

Kujdes!

Harresa e shpeshtë, thjeshtë një gabim apo një problem serioz?

13.02.2019 - 15:28

Të gjithëve na ndodh të ecim në dhomë dhe më vonë harrojmë pse kemi shkuar atje.

Shumë njerëz shqetësohen për këto gabime të memories. Ata kanë frikë se po shkojnë drejt një gjendjeje të rëndë si sëmundja e Alzheimerit, një sëmundje e pandalshme e trurit.

Harresa e rastësishme është një pjesë normale e jetës që bëhet më e zakonshme teksa rritemi.

Në shumicën e rasteve, nuk ka asnjë arsye për alarmin, përveçse nëse fillon të pengojë aktivitetet e përditshme.

Gjatë viteve të fundit, shkencëtarët kanë mësuar shumë për kujtesën dhe pse disa probleme të kujtesës janë serioze, dhe disa të tjera nuk janë.

harresa-konica.al

Ndërsa ne rritemi, ndryshimet ndodhin në të gjithë trupin, përfshirë edhe trurin. Si rezultat, mund të filloni të vëreni se ju duhet më shumë kohë për të mësuar gjëra të reja.

Ndoshta nuk mund të mbani mend informacionin si më parë, ose mund të gaboni gjërat. Këto gabime të memories mund të jenë shenja të plakjes normale. Por nëse rritja e harresës fillon të bëhet shqetësuese , është mirë të bisedoni me mjekun. Nëse ekziston një problem mjekësor, duhet të filloni trajtimin sa më herët që të jetë e mundur.

Pavarësisht nga mosha , disa shkaqe themelore mund të sjellin probleme të memories. Harresa mund të lindë nga stresi, depresioni, mungesa e gjumit ose problemet e tiroides. Shkaqe të tjera përfshijnë efektet anësore nga disa ilaçe, një dietë të rreptw ose që nuk kanë lëngje të mjaftueshme pwr trupin (dehidratim).

Kujdesi për këto shkaqe themelore mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të kujtesës.

Për disa njerëz të moshuar, episodet e humbjes së kujtesës mund të jenë një shenjë e një problemi më serioz të quajtur demenca. Dy nga format më të zakonshme të demencës në njerëzit e moshuar janë sëmundja e Alzheimerit dhe demenca multi-infarkt (ose çmenduri vaskulare).

Në sëmundjen e Alzheimerit, humbja e kujtesës fillon ngadalë dhe përkeqësohet me kalimin e kohës. Njerëzit me sëmundjen Alzheimer kanë vështirësi të mendojnë qartë.

Ata e kanë të vështirë të bëjnë gjëra të përditshme si pazaret, gatimi ose biseda të ndryshme. Medikamentet mund të ndihmojnë gjatë fazave të hershme ose të mesme. Ndërsa sëmundja përparon, pacientët mund të kenë nevojë që dikush të kujdeset për të gjitha nevojat e tyre si ushqimi dhe larja.

Demenca vaskulare gjithashtu shkakton probleme serioze të memories. Por ndryshe nga sëmundja e Alzheimerit, shenjat e demencës vaskulare mund të shfaqen papritur.

harresa-konica.al

Kjo është për shkak se humbja e kujtesës dhe konfuzioni janë shkaktuar nga goditje të vogla ose ndryshime në furnizimin me gjak të trurit. Goditje të mëtejshme mund ta bëjnë situatën edhe më keq. Duke u kujdesur për tensionin e lartë të gjakut mund të ulni shanset për të marrë këtë sëmundje.

Këshillohuni me mjekun nëse jeni i shqetësuar për ndonjë problem të kujtesës.

Ai mund të jetë në gjendje të diagnostikojë problemin ose t’ju referojë tek një ekspert i specializuar në problemet e kujtesës.